-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha rrëfen negociatat brenda PD-së: I shtrëngova dorën Alibeajt dhe Bardhit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Enkelejd Alibeajt, që iu referua si kryetar grupi dhe Gazment Bardhit u shtrëngoi dorën dhe diskutoi me dy deputetët për procesin e pajtimit. Berisha pranoi se ende nuk janë sheshuar divergjencat mes tyre.

U shtrëngova dorën, u ula dhe bisedova me kryetarin e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe zotin Gazment Bardhi, por nuk ishte vetëm shtrëngim duarsh, por edhe diskutim për problemet. Në këtë diskutim unë kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit të PD-së, kontributin e tyre dhe të cdo demokrati.

I gjeta të preukopuar për këtë proces, por diferencat në mendime persitoi. Ajo që gjykoj unë, është në detyrim e të gjithë drejtuesve aktualë, është që të dialogojnë, debatojnë, të diskutojnë në grupin parlamentar të PD-së.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së, ka besim të plotë te grupi i parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin është normalizimi i plotë i jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të PD-së. Sot është një ditë e mirë për demokratët, por jo për Edi Ramën.

Sot është një ditë e opozitës. Komisioni i Rithemelimit do të vendoset në selinë legjitime të përcaktuar në statut. Ne nuk përjashtojmë asnjë. Nëse do ta dija që Basha do të ishe në atë zyrë, nuk do të ishte pengesë që të shkoja ta takoja. Ai është deputet i PD-së” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit