Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ para kryeministrisë është shprehur se, opozita është e pamposhtur dhe se ajo qëndron e tillë për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Berisha: Rama është damkosur me 8-9 rezoluta
Beteja jonë është për shpëtimin e këtij kombi. Në këtë betejë ne jemi në koalicionin më të gjerë dhe të fuqishëm që kemi pasur ndonjëherë. Janë 9 rezoluta. Edi Rama vërtetë ka mafien kombëtare dhe ndërkombëtare me vete por ju e shikoni që nuk ka ditë që mediat e kombeve të lira të mos e damkosin Edi Ramën, të mos e akuzojnë dhe poshtërojnë sikur e meriton. Gangrenë e shqiptarëve, e quante një analist i shquar. Hajdut me Lubinë, e quante një tjetër para dy ditëve. 8 rezoluta ndërkombëtare damkosin regjimin e Tiranës. 60% është rritur kostoja e jetesës në Shqipëri në 5 vitet e fundit si asnjë vend tjetër. E ka bërë Shqipërinë një vend të pajetueshëm ndërkohë që me baxhakun dhe ai vetë kanë vjedhur qindra milionë por ne qëndrojmë këtu.
Berisha: Rama me duar e këmbë shimpanze, do u tregoj pamjet
Ne qëndrimin tonë i kemi dhënë plagosjen përfundimtare Edi Ramës. Ishte së fundmi në dy udhëtime, në njërin as kërkush s’i dha takim. Jo. Axhenda e zënë. Nuk donte njeri që të fotografohej me të. Po. Në tjetrin, moderatori hodhi poshtë tezat e tij bajate, aq sa audienca e duartrokiti moderatorin, qeshi me to, dhe ky filloi të flasë me duar dhe me këmbë në dallim me të tjerë që ishin në panel, ky fliste si një shimpanze. Po. Jua fshehin. Do dua tregoj unë. Absolutisht.
Berisha: Ne e mbështesim integrimin, Rama u plagos
Këto kohë ka pasur debat të fortë, të ashpër për procesin më themelor të integrimit. Edhe këtu arritjet tona janë të mëdha. Lobimi korruptiv kombëtar dhe ndërkombëtar bëri që të paraqesë Edi Ramën dhe Shqipërinë si yllin e integrimit. Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik me regjimin e Ramës nuk plotëson asnjë kriter dhe standard tjetër për integrimin por ne mbështesim integrimin dhe pse? Ta dini. Gjeopolitika është forcë natyrale. Ne nuk duam kurrë që ky vend të përfundojë në hapësira të tjera. Ne duam që ky vend të mbetet përjetësisht në hapësirën perëndimore europiane. Ndaj edhe ne kemi deklaruar se përvec kriterit gjeopolitik nuk plotëson asnjë kriter por ne mbështesim integrimin.
Berisha: Në Shqipëri futen ilaçet e skaduara
Siguria e ilaçeve është zero, Shqipëria është importuesi i plehrave medikale të Europës. Ato që hyjnë në Shqipëri janë të gjitha ilaçe të skaduara me etiketa të ndërruara. Shqipëria është vendi i importimit të ushqimeve të skaduara, sigurisë ushqimore zero. Mafia nuk ka shpirt dhe parime. Ka vetëm paranë dhe krimin dhe ky është regjimi i Ramës.
Berisha: Protesta tjetër pas zgjedhjeve në parti
Të gjithë keni një pyetje në mendjen tuaj kur është kryengritja tjetër? Ditët më të para pas përfundimit të proceseve në parti. Asgjë në botë nuk na ndal ne pa larguar nga pushteti narko-diktatorin dhe regjimin e tij dhe rikthyer votën e lirë.









