Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se Ballkani Perëndimor, Gjeorgjia dhe Ukraina janë zona të cilat rrezikohen nga Rusia. “Ballkani Perëndimor, Gjeorgjia dhe Ukraina janë zona të rrezikuara Putini.
Në Kosovë nuk ka faktorë pro-rus por e kemi fqinjin verior që e kryen këtë punë e po ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë është Republika Srpska”.
Kurti foli edhe për 10 organizata ekstremiste serbe aktive në Kosovë, të cilat propagandojnë urrejtje nacionale dhe fetare. “Informatat thonë që janë 10 organizata ekstremiste serbe në Kosovë të cilët janë të ekstremit të djathtë dhe të cilët propagandojnë urrejtje jo vetëm nacionale por edhe fetare dhe që kanë frymë mesjetare të ortodoksisë mistike, dhe që e kanë një këmbë në Beograd dhe një në Moskë.
Janë organizata të cilat unë besoj që përveç se kanë lidhje me pushtetin në Beograd mund të kenë lidhje edhe me qendrën humanitare ruse në Nish”, tha Kurti.