Nga Mentor Kikia
Zoti Basha, ti ike, por mes nesh ka rene zia. Jane 35 emisione televizive ne jave qe merreshin vetem me ty prej 6 muajsh. Cdo nate e kishim zgjidhur kete pune. Me ty dhe Berishen zgjoheshim e me ju te dy na zinte gjumi. Por befas ti na e preve ujin e burimit.
Cdo nate ziheshim neper studio.
Njeri thoshte hani m….. tjetri mos ha m….
Njeri thoshte po nxirreni mor zvarre nga zyra, e tjetri thoshte ti veme flaken zyres e ta djegim(dmth ty) si mi brenda.
Njeri thoshte mos ia lini Shqiperine ne dore antiamerikaneve, e tjetri thoshte se Amerika do na pushtoje po erdhi Berisha.
Cfare gallate…..
Pastaj portalet vuuuuu.
“Ja si u shane mbreme, ja cfare i tha ai atij, e ky ketij.”
Mijera Like, qindra Share e qindra komente. Ti e di qe sot luftohet vetem per Like. Nuk ka rendesi as cfare ben as cfare thua, mjafton te marresh Like. Ndersa komentuesit shaheshin edhe me keq mes tyre per ty dhe doktorrin.
Cfare gjallerie ne rrjet.
Nje dite, nje bicim gazetari ekonomie, Klodian Tomorri, beri nje shkrim per rrezikun e krizes energjitike qe kercenon vendin, pas asaj te naftes, dhe e di sa Like mori? Vetem 7. Dhe njeren ia bera une per meshire.
Sepse shqiptaret e dine shume mire se cfare perben interes publik.
Dhjetra analiste, ca qe paguheshin te te shanin e ca qe paguheshin te te levdonin tu, tani ngelen pa pune. Dhjetra familje ne nevoje tani. Dhe kur, tani qe nafta shkoi 250 dhe cmimet e tjera rriten dita dites.
Dy dite pasi ike ti, ne perfunduam te bejme lajm se Rama ishte ulur ne kembe ne nje rresht me Bajdenin e Amerikes ne Bruksel. Ishte vetem dy metra larg tij. Per dy metra nuk hyme dot ne histori, pasi na hyri ne mes ai servili i NATO-s, Stoltenbergu. Ndersa ne anen tjeter te Bajdenit ishe ai servili tjeter, floke pakrehuri i Britanise.
Zoti Basha, te pakten thuaji Gazit dhe Enkelejdit qe te bejne pak rezistence me kete idene e ikjes se Berishes qe te shtyjme pak kohe me kete teme, te themi se Basha iku, por bashizmi jo.