-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manjani thirrje Berishës: Lëre “Alibeun”, por shiko çmimet që kanë “fluturuar”

Kryesoret

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën ekonomike në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Manjani i drejton një mesazh të fortë Komisionit për Rithemelimin e PD, teksa thekson se koha nuk pret më. Ai shkruan se nuk është koha të merren me Bardhin, Bashën e Alibeaj.

 “O Komisioni i Rithemelimit! E di që është kohë e papërshtatshme, por qeveria ka vendosur çmime, bash si në kohën e Adil Çarçanit. Çmimi i naftës 250 L sot, me vendim qeverie!!! Ushqimet nuk preken me dorë. Fierza dhe kaskada e tharë e Drinit, me vendim qeverie gjithashtu, na ftojnë drejt një krize eehe më të madhe. Borxhi publik në drejtim të paditur.Pasuria publike e mbetur po u jepet miqve të pushtetit.

 Demokracia ka kohë që ka rrëshqitur drejt honeve të qoftëlargut monizëm. Shteti e drejtësia janë një me pushtetin. Europën po na e largojnë edhe nga dylbitë… Nëse keni ndonjë derman për këto gjëra e të tjera, po ju presim. E dimë që doni të riorganizoheni, por koha nuk pret. Veç, pash zotin, boll na servirët lajme me AliBashën, AliBardhin e AliBeun! Ikën ata! Janë thjesht shembull për lektorët politikë që tu mësojnë të rinjve se si nuk duhet bërë politika”-shkruan Ylli Manjani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit