Ngjarja e rëndë në Kamez, ku një zjarr i madh përfshiu Komisariatin e Policisë, ka lënë në mënyrë tragjike deri tani një bilanc shumë të rëndë, një I vdekur dhe dy të plagosur.
Viktima nga zjarri është Arben Mici, një djal i ri i cili ishte ndaluar nga uniformat blu për dhunë në familje.
Po ashtu të lënduar kanë mbetur edhe një polic si dhe nje tjetër person që ishte ndaluar nga forcat e rendit.
Dyshohet se zjarri ka rënë pikërisht në dhomat ku mbahen personat e ndaluar nga policia.