Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përsëri ka deklaruar se, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mundet t’i zëvendësojë gjyqtarët serbë.
“Kur e kemi nënshkruar marrëveshjen e Brukselit, kemi thënë që gjyqtarët serbë duhet të integrohen në gjyqësorin e Kosovës. Kurti nuk mund t’i zëvendësojë sepse i ka parë në një takim në Beograd”, tha ai.
“Edhe sikur të ishin në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por nuk ishin, ai nuk mund t’i zëvendësojë ata”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçic1 për Euronews Serbia.
Vuçiç tha se situata në Kosovë është e tensionuar dhe se po ndjehen tensione të mëdha në mesin e serbëve nga Kosova.
Ai tha se e dinte se pas pezullimit të gjyqtares Ljiljana Stevanoviq, por edhe shpalljes së masave ndaj policëve serbë, qëndron Albin Kurti.
“Unë i njoh mirë ata njerëz, në mbledhjen pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që Dalibor Jevtic dhe njerëzit nga jugu po kërkojnë të largohen nga institucionet, kjo është gjëja e fundit që mund të mendoj”, tha Vuçiç.
“Kjo është një çështje që ju nuk e ngrini në Evropë sepse nuk janë të interesuar për të. Shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën dhe nuk janë të interesuar për asgjë. Ata po shohin se si ta afrojnë Serbinë me njohjen e Kosovës. Prandaj unë i përmbahem marrëveshjes së Brukselit dhe i luta serbët që të mos largohen nga institucionet”, tha ai.