Të gjithë shoferëve që nuk e paguajnë gjobën brenda 30 ditëve, do tu sekuestrohet mjeti. Lajmin e ka bërë me dije Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili. Në një intervistë për ABC, Ismaili tregon se kjo nismë është ndërmarrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Asnjërit prej drejtuesve të mjeteve që nuk shlyejnë detyrimet nuk do t’i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor
“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor,”- tha Ismaili.