Gjykata e Tiranës ka vendosur sot që të mbyllë në psikiatri Denis Telon, të riun që tre ditë më parë dhunoi në mes të rrugës në mes të ditës dy vajza që ishin duke ecur në rrugë. “5pyetjet.al” ka siguruar vendimin e gjykatës.
Përleshja mes tij dhe dy vajzave vazhdoi për disa minuta deri kur ndërhynë persona të tjerë dhe policia i vendosi prangat.
Dhunua u shoqërua me një protestë pranë drejtorisë së policisë së Tiranës. Kjo nuk ishte hera e parë që 32-vjeçari dhunonte vajza të ndryshme në rrugë, por ishte liruar nga qelia.
Sot gjykata vendosi që ta mbyllë në psikiatri.