-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënon Kryemadhi: Tabaku të ketë shumë kujdes kur përmend emrin e LSI-së

Kryesoret

Kryeterja e LSI-së Monika Kryemadhi ka kërcënuar kryetaren e Komisionit të Inceneratorëve Jorida Tabaku. E ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews, Kryemadhi tha se Tabaku duhet të bëjë shumë kujdes kur përmend emrin e LSI-së apo të dikujt nga LSI-ja. Ajo u shpreh se Tabaku duhet të jetë shumë korrekte se ndryshe do t’i hapë procesverbalin e komisionit.

Dua t’i bëj diçka shumë të qartë, Tabaku duhet të jetë shumë e kujdesshme kur të përmend emrin e LSI-së. Se LSI-ja e ka bërë Tabakun nënkryetare bashkie, dhe që bashke me Pëllumb Seferin emëronin të gjithë edukatorët e çerdheve dhe koptsheve në Tiranë. Të ketë kujdes kur të përmend emrin e LSI-së dhe këdo nga LSI-ja. Shqipëria siç është fshat i madh është edhe fshat i vogël, të gjithë e njohim njëri-tjetrin. Ajo duhet të jetë shumë korrekte kur përmend emrin e LSI-së në Komisionin Hetimor. Duhet të jetë shumë korrekte, se po të dojë i hap procesverbalin e komisionit. Duhet të jetë shumë korrekte, pasi LSI-ja nuk kursen asnjë që i bie në qafë,” tha Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit