Në një kanal në fshatin Buçimas në Pogradec është gjetur trupi i pajetë i një 50-vjeçari ditën e sotme rreth orës 10:00.
Nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga këqyrja paraprake e trupit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.