-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Shtetit konferencë në mes të natës, çfarë ndodhi dhe kush u arrestua në Elbasan e Fier

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme rreth orës 01:00 të natës për të dhënë detaje mbi arrestimin e të shumë kërkuarit Nuredin Dumani, në orët e mbrëmjes së të martës.

“Gjatë operacionit “Arratia”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i një prej personave më të kërkuar i dyshuar për disa vrasje, Nuredin Dumanit,” tha Nano. Gjatë kontrollit në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, janë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera.

Më tej, ai shtoi se gjatë operacionit bashkë me shtetasin Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i Henrik Hoxhajt, 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier. 40-vjeçari u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet.

Po ashtu, Nano tha se gjatë operacionin “Arratia” u kapën edhe dy persona të tjerë, për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani.

Drejtori i Policisë së Shtetit, më tej u shpreh se: “Nuredin Dumani në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij, sipas mjekëve, është e stabilizuar dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri  kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit)”.

Ndërkohë, Nano tha se hetimi vazhdon për të gjithë ngjarjen dhe nuk mund të japë detaje të tjera mbi hetimin. Lidhur me ngjarjen foli dhe Prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili tha gjithashtu se ngjarja është ende nën hetim.

Në këtë operacion u angazhuan forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 29 mars 2022, rreth orës 22:25, në lagjen “Apollonia” në Fier, si rezultat i punës profesionale të strukturave të Policisë së Shtetit, u bë lokalizimi dhe kapja e një prej personave më të kërkuar sot në vendin tonë, Nuredin Dumani.

Në finalizimin e operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga Policia e Elbasanit u angazhuan forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjatë operacionit bashkë me shtetasin Nuredin Dumani u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shetasit H. H., 40 vjeç, banues në lagjen Apollonia, Fier, i cili u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një  pistoletë në automjet.

Gjithashtu nga kontrolli në banesën ku fshihej Nuredin Dumani, u gjet e u sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, si dhe prova të tjera të cilat do të analizohen dhe vlerësohen nga Grupi Hetimor.

Po gjatë operacionit, u kapën edhe dy persona të tjerë për të cilët Grupi Hetimor po punon për sqarimin e pozitës së tyre, për lidhjet  me personin e shumë kërkuar Nuredin Dumani.

Sqarojmë se më datë 29 mars 2022, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjetit tip “BMW”, në të cilin dyshohet se udhëtonte shtetasi i kërkuar.

Pas marrjes dijeni për ndodhjen e kësaj ngjarjeje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe ndjekjes në një kohë shumë të shpejtë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u arrit të lokalizohej dhe kapej shtetasi Nuredin Dumani.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën e ngjarjes, si dhe pozicionin e shtetasit Nuredin Dumani i cili në momentin e kapjes ishte i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij sipas mjekëve është e stabilizuar  dhe pas ndihmës së parë ne qytetin e Fierit është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Deri tani janë kapur e sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe dy armë zjarri  kallashnikov, (një kallashnikov është sekuestruar nga Policia e Elbasanit).

Gjej rastin të falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë të angazhuar në këtë operacion të cilët prej disa muajëve kanë punuar me intensitet e përkushtim për lokalizimin dhe kapjen e personave shumë të kërkruar.

Falënderoj Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe SPAK-un, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e pakursyer e profesionale për strukturat hetimore të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për goditjen e çdo aktiviteti kriminal, kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të tyre dhe personave të kërkuar që i shmangen hetimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit