Nuredin Dumani është arrestuar si autor i dyshuar për atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Si pasojë e shkëmbimit me armë mes makinave, ai ka mbetur i plagosur. Ndërkohë, nga sa mësohet atij i është sekuestruar edhe një armë, jelek anti plumb, e snajper, që janë përdorur si provë nga policia.
Kujtojmë se, Nuredin Dumani, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Çelës dhe Klevis Kapllanit, ka marrë pjesë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Nga kamerat e sekuestruara pranë vendit të krimit të ndodhur më 21 korrik të këtij viti, është pikasur Dumani bashkë me të njohurin si mikun e tij, Klevis Kapllani.
Ky fundit, u vra në Rrogozhinë dhe për këtë krim, gjithashtu po akuzohet Nuredin Dumani. Nga pamjet filmike të sekuestruara nga bizneset tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’, shihet se armën, bazuar në karakteristikat trupore, e ka shkrepur Kapllani, ndërsa Dumani, është personi që e ka pritur në makinë, për t’u larguar menjëherë pas krimit.
Më pas, siç pohojnë dhe burime nga grupi hetimor, Kapllani ka vendosur armën në servisin që është në pronësi të Albert dhe Seit Manahasës në qytetin e Peqinit, për t’i fajësuar ata për këtë ngjarje.
Dumani, i cili mësohet akuzohet se rezulton i implikuar në dy ngjarje të rënda në Durrës, me një bilanc prej 4 viktima, Besmir Haxhia, Viktor Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020, thuhet se ka bashkëpunuar me Talo Çelën, e më pas i ka ekzekutuar të vëllanë, për arsye ende të paqarta.
RRJETI I PROSTITUCIONIT
Dumani rezulton të jetë i përfshirë në një rrjet prostitucioni, grupi i të cilit u shkatërrua në vitin 2018.
Ishte pikërisht rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë, e cila zbulloi rrjetin e trafikantëve, të cilët ishin nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.
Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Bordo, Francë.
Më pas ajo mori statusin e viktimave që mbrohen nga shteti dhe rrëfeu gjithçka dinte para autoriteteve.
“Isha në shkollë kur një shoqja ime më foli për Nuredin Dumanin, më tregoi se ai donte të martohej shprehet vajza e trafikuar. Vajza tregon se ka vazhduar komunikimin me Nuredin Dumanin përmes rrjetit social Facebook. Ai më thoshte që jetonte në Belgjikë dhe se më të jeta ime do të ndryshonte. Duhet të zgjedhësh o familjen, o djalin. Më dha ultimatum babai dhe unë zgjodha familjen. Pikërisht në këtë moment kanë filluar edhe kërcënimet për jetën. Ai fotografoi motrën time 3-vjeçare dhe më kërcënoi”, rrëfehu asokohe vajza.









