“5pyetjet.al” ka siguruar pamjet brenda zyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, që deri një javë më parë ishte Lulzim Basha dhe tashmë po bëhet gati Sali Berisha për t’u ulur.
E gjithë godina nga jashtë, por edhe brenda të gjitha zyrat, përfshirë të kryetarit i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë. Fillimisht u hoqën sendet personale dhe tani po bëhet lyerja.
Të dielën përfundoi procesi i heqjes së blindave që vendosi Lulzim Basha për t’u mbrojtur nga protesta e 8 janarit, në fund e nxorën demokratët me votën e 6 marsit dhe gjykata duke njohur komisionin e Rithemelimit.









