Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se është gjithmonë nervoz kur takohet me presidentët e SHBA-së dhe të Rusisë, por që sipas tij e ka më të lehtë të flasë me Vladimir Putin, sepse ai nuk i bën presion me çështjet që kanë lidhje me Kosovën.
Ai madje tha se “dridhet” kur takon Putinin dhe se atë e ka takuar tashmë 19 herë radhazi dhe çdoherë kishte nervozizëm.
Vuçiç madje duke shpalosur përvojat gjatë këtij mandati tha se do të veçonte bashkëpunimin që ka patur me kryeministren serbe, Ana Brnabiq.
Presidenti serb tha se me të është gjithmonë i gatshëm të fillojë një betejë apo të zgjidhë problemet nga skena politike.