-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Angelina Jolie kritikohet për marrëveshjen shumëmilionëshe me oligarkun rus

Kryesoret

Aktorja e shquar, Angelina Jolie është kritikuar pasi ra dakord për një marrëveshje shumë milionëshe me një oligark rus.

Jolie, një e dërguar e posaçme e OKB-së për Komisionerin e Lartë të Refugjatëve, përballet me akuza për hipokrizi pasi kohët e fundit kërkoi një fund të menjëhershëm të luftës në Ukrainë.

Ish partneri i saj, aktori, Brad Pitt, po padit Angelina-n për shitjen e aksioneve të saj në pronat e tyre të verës Chateau Miraval në Provence, miliarderit rus Yuri Shefler. Oligarku, i cili la ushtrinë sovjetike në moshën 19-vjeçare, është i martuar me modelen e Victoria’s Secret, Tatiana Kovylina dhe është shefi i “SPI Group”, i cili shet vodka Stolichnaya së bashku me markat e tjera të alkoolit.

Ai u padit menga shefi i tij i investimeve me qendër në Londër, Vlad Zabelin, pasi e shkarkoi atë përmes telefonit.

Zabelin e kishte kundërshtuar që Shefler – i cili ka një vlerë prej 1.1 miliardë funte – uli pagën e 2 mijë punëtorëve të tij me 30 për qind kur goditi pandemia, edhe pse biznesi ishte ende duke ecur mirë.

Brad pretendon se ajo përfundoi shitjen e 50 për qind të aksioneve të saj “pa dijeninë e tij”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit