Sali Berisha për herë të parë e ndau postin e kryetarit të partisë me të kryeministrit nëse Partia Demokratike vjen në pushtet në 2025.
Ish-kryeministri mbrëmjen e sotme u shpreh se nëse fiton zgjedhjet parlamentare të 2025-ës dikush tjetër mund të jetë kryeministër nëse spikat për postin e shefit të ekzekutivit.
“Kryetari që fiton zgjedhjet, pas fitores do të hapet gara për kryeministër. Nuk them që tërhiqem, por dikush tjetër mund të garojë.
Primaret për kryeministrin do të jenë partiake dhe ekstra partiake. Mund të jetë dikush tjetër kryeministër dhe unë kryetar partie” tha Berisha në emisionin “Zonë e lirë”.
Ish-Kryeministri sqaroi edhe procesin e regjistrimit të statutit në gjykatë. Berisha tha se me vendimin e para pak ditëve të Gjykatës të Tiranës që regjistroi statutin e dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, nuk është e mundur që gjykata të njohë edhe statutin e Kuvendit të 18 Dhjetorit.
Për ish-Kryeministrin, nëse një gjykata do të bënte një veprim të tillë, do të ishte zhbërje e pluralizmi politik.