-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Eja doktor”, si nisi debati Berisha-Alibeaj: O zotëri, ti mos fol në emër të Blinken

Kryesoret

Sali Berisha zhvilloi dje për herë të parë në këtë legjislaturë mbledhje me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Megjithatë, kjo nuk ishte një nga ato mbledhjet që duhet të mbahet mend nga demokratët. Siç kishte deklaruar edhe më herët në daljet publike kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, që në momentin që Berisha u ul në karrigen që i ishte rezervuar nga deputetët, i kujtoi liderit historik vendimin e 9 shtatorit të Lulzim Bashës dhe më pas faktin se Berisha nuk është regjistruar në Parlament si pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së. Qëndrimi i Alibeajt është kontestuar nga deputetët Bylykbashi, Vokshi, Noka e Shehu.

Bylykbashi i ka thënë Alibeajt se vendimi i Bashës ka qenë i jashtëligjshëm. Ndërsa deputetët Noka e Vokshi i janë drejtuar Alibeajt duke i thënë se kjo nuk është detyra e tij që të caktojë se kush janë anëtarët e grupit, por se ai vetëm mund të moderojë diskutimin. Ndërkohë, teksa mori fjalën, Berisha u shpreh se Alibeaj nuk njeh realitetin dhe se i kujtoi që Basha, i cili mori vendimin për ta përjashtuar, e pësoi me dorëheqjen.

Ndërkohë ish-Kryeministri tha se ndodhet në PD për të mbrojtur dinjitetin dhe sovranitetin e partisë së tij. Ndërkohë, gjatë bashkëbisedimit të Alibeajt dhe Berishës, nuk kanë munguar ndërhyrjet e deputetëve, ku njëra palë i dilte në mbrojtje Berishës dhe pala tjetër Alibeajt. Ndërkohë tërhoqi vëmendjen e ligjvënësve demokratë ndërhyrja e deputetit Sula, i cili i tha Berishës që t’u kërkonte deputetëve që e mbështesnin që të mos ngrinin zërin në mbledhje dhe të mos i dilnin në mbrojtje.

Megjithatë, mbledhjen e ndërpreu vetë Alibeaj, i cili 15 minuta para nisjes së seancës plenare, ndërpreu mbledhjen, duke u larguar me arsyetimin se duhet të ishin në seancën plenare.

DEBATI

Enkelejd Alibeaj, ora 9:00: Arbi, shiko nëse është plotësuar kuorumi?

Agalliu, sekretari i grupit, numëron deputetët dhe konfirmon plotësimin e kuorumit. Ndërkohë, nuk kishte ardhur Sali Berisha.

Enkelejd Alibeaj: Besoj e keni kuptuar që në grup jemi të gjithë deputetët e PD-së, edhe ata të cilët ishin të larguar pas atyre ngjarjeve që ndodhen në PD. Si fillim do të flasim për rendin e ditës. Sot kemi në rend dite inceneratorët dhe duhet të flasim për këtë aferë.

Albana Vokshi: Ne (deputetët e përjashtuar) nuk jemi njoftuar për mbledhjen e sotme të grupit.

Enkelejd Alibeaj: Jeni telefonuar pasi, siç e dini, nuk jeni te grupi i komunikimit në “WhatsAap”.

Në këtë moment, në mbledhje hyn Sali Berisha.

Enkelejd Alibeaj: Eja doktor. Ishim duke folur për rendin e ditës por meqë erdhët… Ju doktor nuk jeni pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ky është një vendim që është marrë në 9 shtator dhe, për shkak të kushteve dhe diskutimeve, ju nuk jeni pjesë e Grupit të PD-së. Në Parlament ju nuk jeni regjistruar asnjëherë si pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ne nuk mund t’i kthehemi edhe një herë vendimit të 9 shtatorit..

Flamur Noka: O zotëri, po nuk ke ti kompetencë të thuash kush do të jetë anëtar e kush jo. Mos fol ti në emër të Blinken e SHBA-së.

Albana Vokshi: Ti ke të drejtë vetëm ta moderosh mbledhjen.

Oerd Bylykbashi: Vendimet tuaja ishin të paligjshme….

Sali Berisha: Ti nuk njeh realitetin z. Alibeaj. Neve na ka kthyer Kuvendi i 11 dhjetorit dhe zgjedhjet e 6 marsit. Ai që e bëri këtë, ai që e mori vendimin e 9 shtatorit ka dhënë dorëheqjen, sepse e mori një vendim individual dhe, për këtë, e pagoi me dorëheqje…/ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit