-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arrestua pas “luftës” në Elbasan, gjykata vendos për Nuredin Dumanin

Kryesoret

Gjykata ka dhënë këtë të premte masën e sigurisë arrest me burg për Nuredin Dumanin. Ai u arrestua mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit, pas shkëmbimit të zjarrit në qytetin e Elbasanit, ku ai mbeti i plagosur me një plumb në mushkëri.

Ditën e sotme, në hyrjen kryesore të “Traumës” kanë zbarkuar gjyqtarë dhe prokurorë për t’i komunikuar atij masën e sigurisë.

Dumani u arrestua në një banesë të marrë me qira në qytetin e Fierit, sapo ai ishte mjekuar nga dy mjekë. Më pas, ai u dërgua në Spitalin e Traumës.

Së bashku me Dumanin, për këtë ngjarje, policia vuri në pranga edhe 5 persona të tjerë, mes të cilëve edhe dy mjekë dhe një infermier, të cilët i dhanë ndihmën mjekësore, por nuk njoftuan policinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit