Shefi i Stafit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela ka thënë se Serbia po mban qëndrim pro-rus, ndërsa po kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Vela përmes një postimi në Twitter, duke iu referuar një lajmi, tha se që nga fillim i luftës në Ukrainë, rusët hapën mbi 300 kompani në Serbi, duke u bërë kështu strehë e bizneseve ruse.
Ai përmendi edhe mosaplikimin e asnjë sanksioni të Serbisë ndaj Rusisë.
“Serbia është një strehë e sigurt për bizneset ruse që shmangin dhe sanksionojnë. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë , rusët hapën mbi 300 kompani në Serbi. Serbia nuk ka aplikuar asnjë sanksion ndaj Rusisë. Ajo mban qëndrim pro-rus ndërsa kërkon anëtarësimin në BE”, shkruan Vela.