Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur, sot ku u gjetën mbetjet e një kufome, kafka dhe disa eshtra. Deri më tani nga burime të besueshme nga grupi hetimor, dyshohet se kemi të bëjmë me një viktimë të seksit mashkull, rreth 30-40 vjeç që mendohet se ka vdekur brenda 10 viteve të fundit.
Kështu që Policia dhe Prokuroria e Kurbinit kanë kërkuar ndihmën e familjarëve të personave të zhdukur gjatë këtyre viteve për të krahasuar mostrat, e për të zbuluar më pas identitetin e personit që është gjetur sot. Megjithatë nuk ka ende ndonjë të dyshuar se kush mund të jetë viktima.
Por a kemi të bëjmë me një vrasje? Këtë s’mund ta themi ende ndërsa detajet do të bëhen me dije nga autoritetet përkatëse.