Një sulm raketor rus ka goditur selinë rajonale në qytetin Vasylkiv, afër Kievit, sipas raportimeve nga ushtria ukrainase. Disa civilë u plagosën, por ende nuk janë dhënë ende detaje të mëtejshme.
I gjithë rajoni i Kievit është tani nën kontrollin e Ukrainës, sipas zyrtarëve të tij, pasi trupat ruse filluan të tërhiqen, shkruan Sky News. Por zonat në rajon janë ende në rrezik nga granatimet dhe sulmet ajrore.