-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daut Emini: Pse maqedonasit lëshuan rastin të bëjnë një shtet si ‘Zvicra e Ballkanit’?!

Kryesoret

Realisht nuk e kuptoj logjikën, pse maqedonasit lëshuan rastin të krijojnë “Zvicrën e Balkanit”, sepse ka qenë në dorën e tyre (maqedonasve) të bëjnë hapin e parë, dhe për këtë, mendoj unë, do kishin përkrahje të plotë nga shqiptarët dhe jo vetëm!

Në vitin 1991 fati Maqedonisë ishte në dorë të maqedonasve

Copëtimi i ish-RFSJ (ish-Republika Federative Socialiste e Jugoslavisë, nuk ndodhi për fajin e Maqedonisë (RSM- Republikës Socialiste të Maqedonisë), por për fajin e Sërbisë e cila kërkoi të realizoj ëndrrat e akademikëve sërb për Sërbinë e Madhe, brenda së cilës, Maqedoninë do e kishin të sigurtë! Jam i bindur se ‘Maqedoninë e kishin të sigurtë’ sepse nga të gjitha ish-republikat e RSFJ-së, Maqedonia nuk u përfshi në luftë! Dhe, kur Sërbia kuptoi se nuk e realizoi qëllimin e Sërbisë Madhe, lejoi që Maqedonia të shpall Pavarësinë pa therrë në këmbë!

Shpallja e Maqedonisë si Shtet nacional i maqedonasve ishte gabimi tyre historik

Maqedonasit i dhanë vetes të drejtën ekskluzive, kjo edhe me tolerancën e shqiptarëve, të shpallin Pavarësisë e Maqedonisë sipas vullnetit të tyre pa llogaritur fare përbërjen e saj shumë etnike!

Në këtë rast nuk dua të analizoj nëse veprimi i shqiptarëve në atë periudhë ka qenë apo jo i drejtë, sepse nuk është ky qëllimi i kësaj analize. Ajo që dua të analizoj është mungesa trurit intelektual maqedonas, për të marrë vendime historike të guximshëm, në momentin dhe kohën e duhur!

Nxitimi i maqedonasve, pa pyetur qoftë edhe shqiptarët si komunitet në numër të konsiderueshëm (afër 1/3 e popullsisë totale), për të ndërtuar një Shtet pa bazament të shëndoshë, nga ‘materjale që ka pasur pranë vetes’, pa menduar se ‘ndërtimi i objektit vetëm me beton, pa armaturë’, do qëndron në këmbë për aq kohë sa nuk ka dridhje, por stabiliteti tij do vihej në sprovë edhe nga një erë e fortë, jo më nga një tërmet që do e rrënonte si objekt qelqi!

Dhe si pasojë, Maqedonia sot, vuan nga sindromi i mendjemadhësisë së maqedonasve shkurtërpamës dhe me logjikë se ‘Shteti është i tyre dhe vetëm ata e kanë çertifikatën e pronësisë’, ndonëse mbi 50% e popullsisë së Maqedonisë e përbëjnë komunitetet tjera, shqiptarë, sërbë, bullgar, vlleh, boshnjakë, romë…!

Modeli Zvicëran ose Belg, do ishte zgjidhje e artë për një Maqedoni të fortë

Nëse zyrtarët maqedonas të kohës, do kërkonin të ndërtonin një Shtet të fortë dhe me bazament të shëndoshë, s’kanë pasur nevojë të zbulojnë model të veçantë, sepse kanë pasur mundësi të zgjedhin modelin më të mirë ekzistues të shteteve të zhvilluara perëndimore, siç janë Zvicra dhe Belgjika.

Nëse Maqedonia do ishte ndërtuar sipas një modeli zviceran ose belg, sot ajo do ishte ‘Zvicra e Balkanit’ ose ‘Belgjika e Balkanit’!

Për këtë jam i sigurtë sepse çdo qytetar do e ndiente Maqedoninë si Shtetin e vet, dhe do ishte në gjendje të jep çdo gjë nga vetja, në mbrojtje të tij, ashtu siç janë zviceranët dhe belgët për Shtetet e tyre!

Për të mos u mbetur borxh maqedonasve, dua të shpreh mendimin tim (besoj edhe i shumicës apsolute të shqiptarëve) se 90% e shqiptarëve do votonin PRO një shteti bi-nacional, shqiptaro-maqedonas, dhe me të drejta maksimale për komunitetet tjera pakicë qe jetojnë në Maqedoni!

Kurrë nuk është vonë të përmirësohen gabimet historike!

Ndërtimi i shtetit sipas këtyre modeleve, ndonëse me 3.5 dekada me vonesë, mund të jetë edhe sot zgjidhja e drejtë për të gjithë ata që e duan që Maqedonia e Veriut. Një shtet i tillë do të fillonte të lulëzon në politikë, ekonomi dhe në çdo segment tjetër!

Logjika është e thjeshtë! Nëse Maqedonia e Veriut do të ishte shtet i përbashkët maqedonë-shqiptarë dhe i pakicave tjera si bullgar, sërb, boshnjakë, vlleh,…, do e mbronin si shtetin e vet dhe jo si shtetin e maqedonasve, siç ndodh sot me modelin ekzistues!

Nëse zyrtarët dhe intelektualët maqedonas do bëjnë një hap pas, duke treguar se e duan ekzistencën e Shtetin, kanë mundësi të përmirësojnë gabimet historike, jo vetëm për të ekzistuar Maqedonia e Veriut, por edhe të bëhet Zvicra e Balkanit! Përmirësimi i këtij gabimi sot është pak vonë, por nesër do jetë shumë vonë, për të mos thënë i pa mundur!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit