Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, foli në “5 Pyetjet nga Babaramo” për rritjen e çmimit të hidrokarbureve, duke theksuar se qeveria po bën vetëm propagandë me bordin e krijuar, i cili sipas tij ndikon negativisht, duke zhdukur konkurrencën.
“Qeveria ka në dorë analizimin e zinxhirit të vlerave. Qeveria ka në dorë të bëjë të njëjtën gjë me prodhimin e drithërave. Nxitja e konkurrencës është një mundësi, por qeveria është duke bërë propagandë. Ndryshimet në bursë janë barcaleta për të qetësuar ata që dalin në protestë.
Tregu vetërregullohet me konkurrencë, por tregjet janë të vogla dhe operatorët janë të pakët, konkurrenca mungon ose është minimale. Ka nevojë të përdoret rezerva e sigurisë. Efektet e kësaj krize duhet të ndjeheshin pas 3 muajsh jo menjëherë”, tha Preçi.









