-sidi education-spot_img
37.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba dhe xhama të thyer! Killerat e bënë “shoshë” vlonjatin, pista dhe kanabisi

Kryesoret

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e të dielës Tiranën, ku 37-vjeçari Iljaz Cali u ekzekutua në një atentat mafioz në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:30 në rrugën dytësore, paralel me autostradën Tiranë-Durrës, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të një makinë “Land Rover”, të marrë me qera në Rinas nga viktima.

Nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit ka qenë e hapur.

Ndërkaq, Iliaz Cali nuk rezulton një emër i panjohur për policinë. Më korrik të 2016-ës, pas grabitjes së parë të parave në Aeroportin e Rinasit, policia ka ushtruar kontroll në të gjitha banesat. Teksa ka kontrolluar banesën e Calit, ka gjetur 682 rrënjë kanabis.

Policia për këtë rast vuri në pranga Xhemile Calin si dhe shpalli në kërkim djalin e saj Iliaz Calin, i cili u arrestua më vonë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit