-sidi education-spot_img
22 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza nuk kap vetëm të varfrit, Gjergj Luca bashkë me punëtorët në protestë

Kryesoret

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka mbledhur punëtorët e firmës dhe iu ka kërkuar të dalin në protestë për të drejtat e tyre. Siç duket rritja e çmimeve ka prekur dhe bizneset e mëdha si ai i Lucës.

Ky i fundit ka shpërthyer ndaj politikë bërjes në vend, e cila si pas tij po dërgon ujë tek e keqa.

Luca paralajmëroi se do të ngrejë nja 10 fabrika dhe do të shkojë para kryeministrisë duke kërkuar që ndërrohen politikat sociale, sepse të gjithë duhet të trajtohen njësoj.

“Ju të gjithë ju duhet t’i ngrini këto probleme e duhet të çoheni peshë dhe ndonjë ditë do tju marr të gjithëve, do ngre edhe nja 10 fabrika të tjera dhe do shkoj para kryeministrisë dhe të gërthas. Të ndërroni politikat e asistencës sociale, sepse nuk mundet ca të Lenës dhe ca të Prenës, ca punojnë dhe i del shpirti, ca rrinë te shtëpia dhe përmes duarve tuaja dhe taksave tuaja  duhet të paguajë. Kjo është e turpshme. Kjo punë nuk duhet të ndodhë. Të gjithë ata banditë, ata mashtrues, rrenacakë  që janë të gjithë derivate te politikës që flasin ditë e natë në televizorë dhe bëjnë politikën e djallit për të çuar ujë tek e keqja ajo është e turpshme. Duhet të mbyllin gojën para jush sepse ju jeni në këtë vend e vërteta. E vërteta që krijohet përmes punës jo nëpërmjet horave. Kam kaq kohë që bërtas puna dhe e vërteta. Nuk kanë as kurajën të më shikojnë në sy, të më thërrasin në kanalet televizive për tu ballafaquar me këta horra”, u shpreh Luca.

Po ashtu, duke u nisur nga rritja e çmimeve të ushqimeve të shportës, Luca tha se firma e tij do të paguajë 8% më shumë të gjitha prodhimet.

“Ajo që do bëj unë është që meqë është rritur paketa e ushqimeve, unë do të paguaj 8% më shumë, do të paguaj 8% më shumë gjithë prodhimin. Sa herë keni pasur probleme, me keni çuar fjalë. Ju kam zhgënjyer ndonjëherë? A jeni në rregull me vëllain. Ju lutem çoni zërin. Ju jeni nëna fëmijësh. Ju mbani fëmijë e burra, e pleq dhe komshijet tuaja tallen. Këtë mos e harroni prej Gjergj Lucës”, tha biznesmeni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit