Në Elbasan është zhvilluar këtë të mërkurë dita e 18-të e protestave qytetare, ku janë mbledhur qytetarë, të rinj dhe fëmijë me pankarta e flamuj në duar për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisë.
Gjatë tubimit, një nga pjesëmarrësit ka kritikuar situatën në qytet, duke e lidhur atë me politikat qeveritare, ndërsa protestuesit kanë vijuar me fjalime dhe kërkesa publike.
Ndërkohë, protesta kryesore po zhvillohet në Tiranë, ku pjesëmarrja është më e madhe dhe pas fjalimeve pritet të ketë edhe marshim në rrugët e kryeqytetit.
/5pyetjet.al









