-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Mijëra shqiptarëve ju mohua e drejta e votës në zgjedhjet në Serbi

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se komuniteti ndërkombëtar “duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shprehur shqetësimin për mospjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve të Luginës së Preshevës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë.

Politikanët shqiptarë në Luginë të Preshevës, kanë thënë më herët se ka vite që Serbia ka nisur pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në tri komunat jugore, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për të ndryshuar “strukturën etnike” të këtyre komunave.

Në Serbi nuk ka numër të saktë të banorëve shqiptarë, pasi shqiptarët patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011. Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë të regjistruar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Prej tyre, sipas organizatave joqeveritare dhe subjekteve politike nga Lugina e Preshevës, rreth 20,000 qytetarë kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme.

Partitë shqiptare në këto zgjedhje kanë garuar me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit