Në Serbi, janë rreth 60 mijë shqiptarë të cilët kanë të drejtë vote. Por, në zgjedhjet e së dielës në këtë proces votuan vetëm 12 mijë prej tyre. Arsye për këtë është pasivizimi i adresave të shqiptarëve, veprim ky që Beogradi e bën prej vitesh.
Për shkak të diskriminimit ekonomik, ata po detyrohen të jetojnë përkohësisht në Evropë apo Kosovë.
Mosprezenca e tyre gjatë gjithë kohës në vendlindje, po u kushton heqjen e adresave të banimit.
“Për të mos bërë rrugë të gjatë, pasi jam me fëmijë të vegjël, hyra në listën e votuesve dhe e pashë që emri im nuk figuron. Kjo i bie që nuk e kam të drejtën e votës në Serbi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Teuta Fazliu.
Ajo thotë se autoritetet serbe i kanë dhënë disa arsye pse ia kanë hequr adresën nga vendlindja.
“Jam taksapaguese e rregullt në Serbi dhe po ashtu kam edhe kurorëzim. Arsyeja e vetme që e kishte sjellë policia lokale ishte se Teuta Fazliu punon në qeveri dhe është e martuar me kosovar”.
Pasivizimi i adresave ka prekur edhe Komunën e Medvegjës.