-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër rezultatet e “referendumit”, Rama porosi deputetëve: Pres debat në Kongres

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u shpreh në asamblenë socialiste që mblodhi pasditen e sotme online se qeveria do të nxjerrë nesër rezultatet e “referendumit” të këshillimit kombëtar. “Nesër do të publikojmë rezultatet e Këshillimit Kombëtar” tha ai, duke shtuar se më pas do të ketë një analizë në kongresin e socialistëve.

Më pas kreu i qeverisë u ndal te momenti kur mblidhet ky kongresi. “Në fund të kongresit, të gjithë drejtuesit e paneleve do të bëjnë për publikun një përmbledhje të punës së kongresit për të gjitha temat më të mprehta dhe do të përcaktojnë edhe piketat mbi të cilat qeveria, grupi parlamentar dhe kryesia do të punojnë për të marrë përsipër pjesën e tyre të realizimit të këtyre angazhimeve. Koha që mblidhet kongresi është shumë e jashtëzakonshme për shkak të kontekstit.

Siguria është kthyer vetvetiu në një prioritet themelor. Në të gjitha aspektet. Nuk flas vetëm për aspektin e zakonshëm. Por të gjitha aspektet. Lidhur me domosdoshmërinë e një mbështetje shoqërore për ata që janë më vurnerabël.

Pra mbi këto tre shtylla, ne do të ngremë të gjithë punën tonë në vijim dhe kongresi do të na shërbejë për t’i adresuar si pika referimi. Kjo është një kohë ku PS ka një përgjegjësi ekstra për të qenë forcë që i bashkon të gjithë shqiptarët” tha ai.

Në fund kishte një porosi. “Deputetët, kryetarët e bashkive dhe të tjerëve do u kërkoja që të angazhohen gjatë gjithë ditës së kongresit qoftë në panelet sipas zonës së tyre të përfaqësimit, sipas pozicionit të tyre në rrjetin e organizimit parlamentar apo pushtetin vendor.

Kongresi të mos jetë një paraqitje informuese e publikut dhe as një moment i marrjes me zë të lartë i disa angazhimeve, por të ketë brenda shpirtin kritik dhe vetëkritik, që debati të zhvillohet si një ndarje reale e shqetësimeve dhe me vetëdijen se të gjithë ndihmojmë njëri tjetrin për të dalë te vendimet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit