Shqipëria është duke punuar për të identifikuar nëse në vendin tonë ka financues që janë të lidhur me Vladimir Putinin.
Shumë vende kanë bllokuar llogaritë e oligarkëve dhe i kanë dëbuar. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Shqipëria është duke punuar me partnerët në këtë drejtim.
“Shqipëria është pjesë e grupit të shteteve që e kanë dënuar agresionin rus dhe ka marrë angazhime. Është një proces që po e udhëheq ministria e Jashtme.
Po bashkëpunojmë me partnerët dhe aleatët tanë ndërkombëtarë. Nëse do të kemi një listë të personave të shpallur mbështetës të Putinit ne do të respektojmë angazhimet që kemi marrë” tha ai.