Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Burrelit. Sipas Policisë një 31-vjeçar ka tentuar të shtyp me makinë një person të identifikuar E.P., për shkak të detyrës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, dyshohet se D. S., 31 vjeç, për shkak të detyrës ka tentuar të godasë me mjetin e tij.
NJOFTIMI I PLOTË:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 31 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, për shkak të detyrës ka tentuar të godasë me mjetin e tij, shtetasin E.P.
(k.m/dosja.al)