-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E vranë apo u vetëvra? Pistat, takimi i fundit dhe dëshmitë e miqve të gardistit

Kryesoret

Dalin në dritë të reja nga ngjarja e ndodhur dje në Lushnjë. 38-vjeçari nga Durrësi Betim Kastrati, i cili u gjet i pajetë në automjetin e tij në aksin Fier-Lushnje mbrëmjen e së martës, kishte ardhur në Fier për të biseduar me kunatën e tij, me Shpresën për të rregulluar marrëdhëniet me bashkëshorten me të cilën ishte në proces divorci e që jetonin në dy vende të ndryshme.

Burime pranë grupit hetimor të prokurorisë Lushnje, e cila po zhvillon dhe hetimet, kanë bërë me dije se 38 vjecari nuk kishte mundur ta takonte motrën e bashkëshortes, një tentativë kjo për të rregulluar marrëdhëniet me gruan që kishte edhe dy fëmijë. Mësohet se marrëdhënia mes çiftit ka qenë e acaruar kohët e fundit, madje bashkëshortja ishte pajisur pak kohë më parë edhe me urdhër mbrojtje.

Pas ngjarjes reagimet nga familjaret dhe miqte e 38 vjecarit nuk kanë munguar, madje ata nuk pranojnë shenjat e depresionit, prej të cilit është folur se ishte duke kaluar Kastrati. Për sa i përket dinamikës se ngjarjes, ende nuk ka një zbardje të plotë të saj, ndërsa mbeten mistet edhe rezultatet e armës, të cilat ende nuk kanë dalë, madje nuk është bërë e ditur se sa plumba janë shkrepur prej saj.

Gjithë rrethanat e ngjarjes e bëjnë të dyshimtë atë cka ka ndodhur, duke mos hedhur poshtë edhe mundësinë e një shtytje drejt vetëvrasjes.

E shkuara si gardist, sipas miqve të tij, e kishte bërë 38-vjeçarin një tip të fortë dhe i trajnuar mirë për të kaluar situata të vështira, madje ai ka qenë një tip sportiv dhe i vendosur në gjerat që bënte.

Gjithsesi, janë duke u parë me imtësi të gjitha lëvizjet e 38-vjeçarit, ditë përpara ngjarjes, duke u bazuar edhe në bisedat e tij telefonike dhe kontaktet me persona të tjerë.

Automjeti, qe nuk ishte personale, por në pronësi të portit të Durrësit, nuk përdorej përtej orarit te punes, u gjet i ndezur në afërsi të vendit të njohur si rrethrrotullimi i Kolonjës në aksin Lushnje- Fier, brenda të cilit ishte i pajetë trupi i Kastratit, i cili aktualisht punonte si shofer i drejtorit të portit të Durrësit./ BW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit