Kryeministri Edi Rama tha sot se për Presidentin e ri në Kuvend do të negociohet me të gjithë përveç grupit të Sali Berishës.
“Ne do të bëjmë përpjekje që të komunikojmë me të gjitha copat dhe cikat e mundshme që mund të komunikojmë se jo me cdo copë në atë parlament kemi ndërmend të komunikojmë.
Do të komunikojmë me copat dhe cikat që përfaqësojnë të gjallët” tha ai. Për këtë proces, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka nisur disa takime.