-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmoi ambasadoren, SHBA i jep paralajmërimin e fortë Berishës

Kryesoret

“Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e  ambasadores që në përputhje me konventën e Vjenës…. s’dua ta përdor termin ambasade  se janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe te terrenit që ka gjetur tek Rama  dhe Basha të bëjë rolin që si takon”, tha Berisha. Gabriel Escobar Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor tha:

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Të shpresuarit nga Sali Berisha se ky kurs amerikan mund të ndryshojë siç ai po përpiqet me çdo kusht ta bëj, është dhe do të mbetet një ëndërr në sirtar. Këtë ia përsërit edhe njëherë tjetër zyrtari i lartë i DASH, Garbiel Escobar.

“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosu, i fortë dhe i pandryshuar”, sipas Escobar./ TCH

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit