-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhduket në mënyrë misterioze kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës

Kryesoret

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku ka humbur kontaktet me familjarët e saj. Denoncimi është bërë në polici nga Oltion Leka, oficer tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, bashkëshorti i kryesekretares së Gjykatës së Lezhës.

Menjëherë blutë kanë nisur kërkimet. Nuk dihen ende detaje rreth kësaj ngjarje në lidhje me kohën e largimit nga banesa të Markut dhe kontaktet e fundit të saj.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe.

Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj.

Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit