-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëmbim? Misteri, si u zhduk dhe u gjet sekretarja e gjykatës Lezhë?

Kryesoret

Kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës u zhduk në rrethana misterioze për orë të tëra gjatë ditës së djeshme, ndërsa denoncimi i bashkëshortit të saj, vuri në lëvizje forcat e Policisë së Lezhës.

Klaudia Marku, 34-vjeçe, humbi kontaktet me familjarët që prej paradites të së mërkurës.

DENONCIMI

Ka qenë bashkëshorti i zyrtares së lartë në Gjykatën e Lezhës ai që ka denoncuar në Polici zhdukjen e papritur të bashkëshortes. Oltian Leka, efektiv policie në Drejtorinë e Kufirit dhe Emigracionit në Durrës, i cili rreth mesnatës ka njoftuar sallën operative të Policisë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin nga banesa të bashkëshortes së tij Klaudia Marku.

Sipas dëshmisë së 38-vjeçarit, kontaktin e fundit me nënën e dy fëmijëve të tij e kishte pasur mëngjesin e së mërkurës e që prej asaj kohe nuk ishte rikthyer në banese dhe as përgjigjur në telefon. “Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa, të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe.

Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj. Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa”, sqaroi Policia.

Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e 34- vjeçares Klaudia Marku. Telefoni i saj ishte i ndezur, por askush nuk përgjigjej. Në lidhje me rastin Policia shoqëroi dhe mori në pyetje, familjarë e punonjës të Gjykatës, si dhe u kryen një sërë veprimesh hetimore.

ZBULIMI I VENDNDODHJES

Pas mbledhjes së të dhënave dhe kërkimeve pa ndërprerje, Policia arriti ta lokalizojë nënën e dy fëmijëve përmes qelizave telefonike në qytetin e Lezhës dhe rreth orës 15 e 30 minuta u bë e mundur gjetja e saj në një banesë. “Në vijim të informacionit për kallëzimin e bërë nga shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin e bashkëshortes së tij nga banesa, sqarojmë se shtetasja K. M., 34 vjeçe, rreth orës 15:30, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe aktualisht po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa”, bën me dije Policia.

Gruaja u shoqërua në Komisariatin e Policisë Lezhë dhe po jep sqarime mbi rrethanat dhe motivet e largimit nga banesa. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i largimit nga banesa 34-vjeçares është bërë një konflikt në familje, me bashkëshortin e saj. Në lidhje me rastin, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë është regjistruar procedimi penal dhe po kryhen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave. Klaudia Marku punon prej vitesh në Gjykatën e Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohet në këtë detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit