-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama presion SPAK-ut: Hapni letrat për “non grata”-n e Berishës

Kryesoret

Edi Rama i ka bërë thirrje publike SPAK-ut, që të mos heshtë, por të veprojë për të hapur letrat për Sali Berishën që u shpall “non grata” për korrupsion madhor nga SHBA. Ai tha sot prokuroria duhet të vihet në lëvizje për akuzat që ngriti SHBA, dhe të thotë nëse qëndrojnë apo jo.

“Ata që e krijuan ferrin e korrupsionit e krijuan mund të tingëllojë si dobësi. Edhe faj nuk kanë jo, ata që thonë cfarë dreqin bëhet kështu. Po kthehem te 10 muajt burg për një arkë peshk për një punësim që nuk u bë.

Po dhjetra të vrarë nga politikanë që kanë emër dhe mbiemër. Pa llogaritur vjedhje kolosale që vetëm SPAK-u nuk i di, burgoset një grua për 10 kg peshk.

Dhe çudia është që SPAK-u vihet në lëvizje edhe nga një deklaratë partie, kuptohet, deklaratë e partive të tjera, jo e jonë, për këdo zyrtar të lartë, akoma nuk është vendosur në lëvizje se nuk kam dëgjuar nga deklarata më e rëndë që është bërë zyrtarisht në 30 vite nga aleati më i madh i Shqipërisë, jo për një njeri, por për krejt Shqipërinë është ajo deklaratë, sepse ai njeri ka drejtuar Shqipërinë.

SPAK ka një detyrim, që e tejkalon shtetasit e ndalur familjarisht të hyjë në SHBA. Se ajo deklaratë nuk mund të rrijë pezull, ose ka bazë ose nuk ka. Duhet ta thotë vetëm drejtësia. Ajo deklaratë e mbetur pa përgjigjen e drejtësisë, për të gjithë ata që kuptojnë dy gram nga raportet ndërkombëtare dhe pesha Shqipëri-SHBA, është gurë në qafën e Shqipërisë. SPAK duhet ta ndajë; ka bazë apo nuk ka bazë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit