-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhen përgjimet e prokurorisë që fundosën 32 policët në Morinë

Kryesoret

32 policët e arrestuar në Kukës, së bashku me Drejtorin e Kufirit dhe Migracionit, si pjesë e një rrjetit të gjerë të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë kanë dalë përpara gjykatës për t’u njohur me masat e sigurisë. Ata janë paraqitur në Gjykatën e Posaçme, nën masa të forta sigurie. Mësohet se mbrojtja ka kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Kukësit për caktimin e masave të sigurisë.

Ndërkohë, detaje te reja kanë dalë në driteë nga dosja hetimore. Falë përgjimeve të prokurorisë është zbardhur e gjithë skema e korrupsionit, e cila ishte shtrirë në të dyja anët e kufirit, në doganën e Morinit në Shqiperi dhe Kosovë.

Në bisedat e përgjuara, efektiveët e kufirit përmendin herë pas here shumat e parave të perfituara për kontrabandimin e mallrave, si dhe favorizimin e trafikut të makinave. Madje, në disa raste, ata u kërkojnë qytetarëve të paguajnë.

Burimet e prokurorisë bëjnë me dije se pak dite përpara finalizimit të opercionit për arrestimin e tyre, policët e kufirit kishin pikasur njërën nga kamerat e përgjimit të vendosur pranë kondicionerit, të cilën e kishin thyer.

312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës u ndaluan edhe 28 policë të pikës doganore Vërmicë, për të njëjtat akuzë.

Punonjësit e policisë në doganën që lidh Shqipërinë me Kosovën ndihmonin që të kalonin kufirin edhe persona me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre në vendet e BE-së.

Ata merrnin shuma të mëdha parash dhe në këmbim i regjistronin fiktivisht në sistemin TIMS. Prokurorisë iu desh një hetim gati 1-vjeçar për të zbuluar korrupsionin e policëve. Ata arrinin të fitonin në total gati 8 mijë euro në ditë, të cilat më pas i ndanin mes tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit