-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri i Jashtëm i Iranit: Përfshirja e SHBA-ve në sulmet izraelite, e rrezikshme për të gjithë

Kryesoret

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka paralajmëruar se përfshirja e SHBA në sulmet izraelite ndaj Iranit do të kishte pasoja serioze për të gjithë rajonin.

“Për fat të keq kemi dëgjuar se SHBA mund t’i bashkohet këtij agresioni. Kjo do të ishte jashtëzakonisht fatkeqe dhe shumë, shumë e rrezikshme për të gjithë”, u shpreh ai.

Abbas Araghchi akuzoi Uashingtonin për “tradhti ndaj diplomacisë”. Ai në një intervistë me NB News tha se zyrtarët amerikanë “duhet të tregojnë vendosmërinë e tyre për të negociuar një zgjidhje”.

“Kemi arritur në përfundimin se negociatat nga SHBA-të ishin në fakt një mbulesë për atë që bënë izraelitët”, shtoi ai.

“Nuk e dimë se si mund t’u besojmë më atyre [SHBA-së]”, tha ministri i Jashtëm i Iranit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit