-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E “zhdëpën” me leva, kancelari i gjykatës së Elbasanit “kyç” gojën: Oh moj nëna ime

Kryesoret

Kur kanë kaluar 12 orë nga ngjarja e rëndë ku kancelari i gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi u godit me leva nga persona ende të paidentifikuar ende nuk ka asnjë te dhënë per autoret.

Ndonëse policia e Elbasanit ka dyshime se sulmi ndaj zyrtarit ka ndodhur per shkak të detyrës ai nuk ka bashkëpunuar me blutë. Refuzimi i 51 vjecarit për të folur mbi ngjarjen bën që policia e Elbasanit të mendojë se ai ka njohur dy personat që e kanë qëlluar, ose e di mjaft mirë nga i ka ardhur goditja.

Gjithsesi policia e Elbasanit nuk përjashton pistën që kancelari të jetë qëlluar edhe  për arsye personale ndaj është duke vijuar hetimet mbi ngjarjen. Fillimisht grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë, ndonëse ndricimi me led në lagjen muzeale e bën të vështirë identifikimin e dy agresorëve. Disa persona janë shoqëruar deri tani, por pasi  janë pyetur mbi ngjarjen ata janë lënë të lirë.

Një burim i cili ka parë nga afer ngjarjen mbrëmë sqaron se dy personat kane parkuar mjetin në hyrje të rrugës “Egnatia”. Me hap të shpejtë kanë arritur 51-vjecarin dhe kanë nisur ta godasin menjëherë me mjete të rënda në kokë dhe trup duke i lënë plagë të rënda. Më pas me shpejtësi i janë drejtuar mjetit duke u larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Në këto momente Sulkuqi është dëgjuar të rënkojë “ Oh moj nëna ime”. Duke dashur ti shpëtojë kalimtarëve pasi është banues në lagjen “Kala” i gjakosur është ngritur në këmbë dhe është fshehur në rrugicën më të afërt ku duken ende të freskëta njollat e gjakut.

Gjendja e rëndë shëndetësore ka bërë që ai ti drejtohet spitalit të Elbasanit për mjekim, ku raportohet se pas marrjes së ndihmës mjekësore është jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë spitali i Elbasanit i cili ka njoftuar policinë.

Nënvizojmë faktin se sulmi ndaj Sulkuqi ka ndodhur  vetëm disa metra larg drejtorisë vendore të policisë Elbasan dhe disa ditë nga zhdukja e sekretares së gjykatës në Lezhë./ Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit