Një grup hetuesish belgë kanë mbërritur sot në prokurorinë e Elbasanit ku janë takuar me kreun e kësaj prokurorie Kreshnik Ajazi.
Në fokus të diskutimeve ka qenë atentati ndaj Nuredin Dumanit mbrëmjen e 29 mars në zonën e Papërit dhe arrestimi i tij në Fier disa orë më vonë. Belgët kanë kërkuar përgjigje për disa pyetje që lidhen me të shkuarën e Nuredin Dumanit, për të hedhur dritë mbi disa ngjarje të rënda kriminale ku ai rezulton i përfshirë.