Aksidenti i ministres në Kosovë, Rozeta Hajdari është komentuar edhe nga ish zv/ministri i Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Investimeve, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë Kurti I dhe pjesëtari i VV-së, Edison Jakurti.
Ai ka shprehur habinë e tij se si mund ta përplasë njeriu makinën, dhe jo e kundërta.
Mënyra se si ministrja e ka shkruar emrin “fëmiu” në vend të mënyrës së drejtë “fëmija”, është komentuar po ashtu nga Jakurti.
“Domethënë fëmiu* e ka përplas veturën, e jo vetura fëmiun. *fëmija”, ka shkruar ai.