-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë 6 figurat publike shqiptare të shpallur “non grate” nga SHBA?

Kryesoret

Ditën e sotme SHBA kanë shpallur non grata edhe dy zyrtar të tjerë shqiptar, drejtorin e televizionit Ylli Ndroqi dhe ish deputetin socialist Aqif Rakipi.

Sali Berisha

Bumin më të madh mediatik e ka bërë shpallja si i papëlqyer nga SHBA i ish kryeministrit Sali Berisha së bashku me familjen e tij, vajzën, djalin dhe bashkëshorten.

“Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetjake dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar tek institucionet qeverisëse dhe zyrtarët publikë. Përveç Berishës, përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk kanë të drejtë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e DASH për Berishën dhe familjen e tij.

Adritik Llalla

Po ashtu i është ndaluar hyrja në SHBA dhe ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla. Llala u shpall non grata së bashku me familjen së tij duke e akuzuar për korrupsion. Njoftimin e bëri publik në atë kohë sekretari i shtetit Rex Tillerson, ku theksohej se ky vendim merrej për shkak të përfshirjes së z. Llalla në korrupsion ose shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut.

Llalla është akuzuar se nuk ka vepruar kundër korrupsionit dhe është përplasur publikisht me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë për shkak të pozicioneve mbi reformën në drejtësi.

Tom Doshi

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi u shpall non grata gjatë kohës që ai ishte deputet i PS-së, në Kuvend.

Atij ju ndalua hyrja në SHBA së bashku me gruan dhe fëmijët tij, jo vetëm për korrupsion, por edhe për shkelje të rëndë të drejtave të njeriut.

“Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”, thuhej në njoftimin e atëhershëm të DASH.

Vangjush Dako

Po ashtu në listën e zezë është dhe ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit akuzohet po për të njëjtat çështje si Doshi.

Vangjush Dako, bashkëshortja e tij Alba Dako, djali Xhulio Dako dhe vajza e tij Kejsi Dako nuk lejohen të hyjnë në Amerikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit