-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Kosovës jep detaje për aksidentin e shkaktuar nga ministrja Hajdari

Kryesoret

Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të shkaktuar nga ministrja e Industrisë së Kosovës, Rozeta Hajdari, të dielën në rrugën “Vicianum” të Prishtinës.

Në raportin 24 orësh, policia i referohet Hajdarit si “e dyshuara femër kosovare” e cila kur ishte duke drejtuar makinën, ka goditur viktimën mashkull kosovar.

“Viktima ka marrë trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës, Hajdari ka dalë me një deklaratë në llogarinë e saj në Facebook, duke thënë se teksa po drejtonte makinën, dy fëmijë ishin shfaqur papritur në rrugë, duke shtuar se njëri prej tyre ishte përplasur me veturën e saj.

“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit