Në mbledhjen e Kuvendit të zhvilluar këtë të hënë ka mbajtur fjalën e tij edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili u shpreh se qeveria është bërë palë me grupet mafioze.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka hequr dy herë fjalën Berishës, pasi ai doli nga protokolli i diskutimeve.
Ai tha se anketa e re e narkoqeverisë bazohet në pyetësorin e 500 mijë qytetarëve dhe jo me 1 milion e 200 mijë shqiptarëve.
“Dëshiroj të futet në rendin e ditës një anketë e re e narkoqeverisë e cila bazohet në pyetësorin e 1.2 milionë shqiptarëve. Kjo anketë e re dëshmon se qytetarët mendojnë se qeveria është bërë një me grupet mafioze të spekulimit, dhe e tërë platforma e shpallur për kontrollin e çmimeve është kryekëput platformë për grabitjen e qytetarëve.
Shkoni bisedoni me furrëpjekësat, shkoni bisedoni me pastiçierët, barmenët, çfarë thonë? Sot çdo shqiptar sheh këtu një grup shushunjash që ju janë vërsulur në xhepat e tyre dhe po u thithin gjakun, dhe nga ana tjetër u deklarojnë se po u lumturojnë. Po u jepni vetëm thërrimet e atyre parave që po u vidhni”, tha Berisha.