Kreu i PD-së, Enkelejd Alibeaj shprehur se nuk do të ketë një proces për votimi për largimin apo rikthimin e Berishës serish në grupin parlamentar të demokratëve.
Ai shprehu se ashtu siç u mbaj qëndrim për të shpallurit non grat për grupin socialist ashtu duhet të mbajnë qëndrim edhe për Berishën.
“Basha ka qenë kryetari i PD, vendimi i tij është marrë me votë se Basha ishte zgjedhur kryetar. Kjo parti ka marrëdhënie me aleatët. Kemi mbajtur qëndrime për palën tjetër kur shpallen “non grata”. Është fati i gjithë atyre shqiptarëve. Të bashkuar, të fortë sipas vlerave euro-atlantike. Demokratët kërkojnë një proces votimi, duhet që të jetë i drejtë, demokratët të jenë të certifikuar dhe të mos ketë përbashkime. Procesi i votimit të fillojë nga baza e celula. Kjo është e vetmja, nuk di mënyrë tjetër alkimike,” ka thënë ai.