-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me mijëra të vrarë, por Putin i quan fisnike qëllimet e Rusisë në Ukrainë

Kryesoret

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë do të arrijë patjetër ato që i quajti qëllimet e tij “fisnike”.

Duke folur në një ceremoni të zhvilluar në lindje të Rusisë, aty ku pritet të takohet me Presidentin e Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, Putin është cituar të thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç nisjes së një operacioni ushtarak për të mbrojtur Rusinë.

Gjithashtu, sipas Reuters, Presidenti i Rusisë shtoi se përplasja me forcat anti-ruse ishte e pashmangshme dhe se ishte vetëm çështje kohe që kjo gjë të ndodhte.

Më tej, Putin ka theksuar se Rusia nuk ka në plan të izolohet nga pjesa tjetër e botës, ndërkohë që forcat ruse po veprojnë me trimëri dhe eficencë në Ukrainë.

Ai shtoi se Rusia nuk mund të toleronte më gjenocidin ndaj rusishtfolësve në rajonin e Donbasit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit