-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’ka qetësi në PD, Alibeaj përplaset sërish me Berishën: S’jam vasal i askujt

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, këtë të martë ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt.

Ndërkohë, mësohet se Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur duke i thënë se nuk është vasal i askujt. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit duke i thënë se “nuk i bëj hije askujt”.

“Unë jam Enkelejd Alibeaj dhe si bej hije askujt. E kam bere padinë dhe do e mbroj deri ne fund. S’jam vasal i askujt”, mësohet se ka thënë Aliebaj.

Ndërkohë gjatë replikave me Berishën në lidhje me vendimin e gjykatës, e cila njohu statutin e Kuvendit te thirrur nga ish-kryeministri, Alibeaj u shpreh: “T’i pushtove selinë e PD, do qe të hiqesh si triumfator. Unë besoj se Apeli do e zhbëjë atë vendimmarrje të marrë nga një gjyqtar në konflikt interesi dhe shkelje te ligjit. Ai vendim nuk është i formës së prerë”.

Berisha u shpreh që Alibeaj dorëzoi në Gjykatën e Apelit Tiranë një padi për njohjen e statutit të 11 dhjetorit por pa asnjë tagër.

“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse për shembull. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit