Sot në orën 13;00 do të mbahet mbledhja mes deputetëve të PD, përfshirë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të cilët janë njoftuar, por ende nuk dihet nëse ish-lideri demokrat që dha dorëheqjen pak javë më parë do të shkojë në selinë blu.
Në mbledhjen e sotme pritet që të diskutohet për debatet që kanë ndodhur brenda kësaj force politike në 6 muajt e fundit.
Grupi i Bashës në PD, ku duket se kanë mbetur vetëm Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Arbi Agalliu kundërshtojnë praninë e Sali Berishës në mbledhje me arsyetimin se në fillimit të legjislaturës u pezullua për shkak të shpalljes non grata.